Emancipimi i gruas në shoqërinë shqiptare, gazetarja: Nëse ndodh një ngjarje faji i mbetet vajzës

Shqipëria

Emancipimi i gruas në shoqërinë shqiptare, gazetarja: Nëse ndodh një ngjarje faji i mbetet vajzës

Më: 8 mars 2023 Në ora: 22:56
Eriona Rusi

Gazetarja Eriona Rusi diskutoi në “Top Story” emancipimin e gruas në shoqërinë shqiptare.

Gjatë diskutimit, me rastin e festës së gruas, moderatorja u shpreh se nënat i konsiderojnë djemtë e tyre si të paarritshëm krahasuar me vajzat.

Sipas saj nëse ndodh një ngjarje faji i mbetet vajzës, pasi mentaliteti i shoqërisë është i tillë.

“Nënat thonë që djemtë tanë janë të mrekullueshëm. Fajin e ka viktima. Nëna e djalit thotë që fajin e ka vajza. Se në Shqipëri nuk lindin djem por princër. Që nga ai moment ke nisur ta edukosh djalin se mund të bëjë gjithçka.

Nëse djali i saj nesër do të përdhunojë dikë, do të thoshte se vajza kishte veshur minifund. Ky është mentaliteti shqiptar. Nesë themi ky është krim, kjo është vrasje nuk ka për të ndryshuar asgjë”, u shpreh Rusi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat