I ftuar në emisionin “Open” në News24, Alibeaj u shpreh se pret përgjigje nga Cara, por i pyetur nëse ai nuk e pranon ofertën, Alibeaj u shpreh se do të nxjerrë kandidat tjetër për kryebashkiak të Durrësit.
Alibeaj u shpreh i vendosur se në fushatë nuk do te dale me Sali Berishen.
Pjesë nga diskutimi
Alibeaj: I kam bërë thirrje publikisht Igli Carës dje, sepse e njoh Iglin për kohësh. Për hir të bashkimit të demokratëve por edhe qytetarëve të tjerë të Durrësit, Po je kandidat i PD dhe jo vetëm fjala ime, por të gjitha ata njerëz të kryesisë së PD, ata njerëz që ta votonin dhe ti shkonin nga prapa.
Lubonja: Ca përgjigje të dha?
Alibeaj: Jam në pritje
Rakipllari: Nëse ai nuk pranon në siglën e PD do nxjerrësh kandidat në Durrës apo jo?
Alibeaj: Po do nxjerr kandidat
Rakipllari: Kaq, këto do Rama. Mbaroj muhabet. Edi Rama këtë do, e ka të humbur davanë Durrësi. Do fitojë ai tjetri.
***
Rakipllari: Do dalësh me Saliun apo jo ne fushate, të tjerat janë propagandë?
Alibeaj: Jo.