Arrestohet në Tiranë vlonjati i kërkuar nga drejtësia italiane, pjesë e grupit kriminal që merrej me shitje droge

Shqipëria

Arrestohet në Tiranë vlonjati i kërkuar nga drejtësia italiane, pjesë e grupit kriminal që merrej me shitje droge

Më: 10 mars 2023 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas të kërkuar nga drejtësia italiane, në operacionin e koduar “Altamura”.

“Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Abdi Toptani”, Tiranë, u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin, i shtetasit Sulejman Seferaj, 46 vjeç, banues në Vlorë”.

Sipas bluve, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Bari, Itali, e ka dënuar me 13 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Shkelja e ligjit mbi drogat” dhe “Organizata kriminale”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 6 vjet, 7 muaj e 7 ditë burgim.

Shtetasi Sulejman Seferaj, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka ushtruar aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike të llojeve heroinë, kokainë dhe marijuanë, në zonën e Altamuras dhe në zona të tjera përreth, në Itali.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat