Zgjedhjet e 14 Majit/ Meta flet pas takimit me Berishën: Të gjithë opozitarët janë bashkë për ndryshim

Shqipëria

Zgjedhjet e 14 Majit/ Meta flet pas takimit me Berishën: Të gjithë opozitarët janë bashkë për ndryshim

Më: 10 mars 2023 Në ora: 12:27
Ilir Meta

Ilir Meta ka folur për mediat pas takimit që ka zhvilluar mesditën e të premtes në selinë blu me ish kryeministrin Sali Berisha. I pyetur mbi vendimin nëse do ketë emra të PD në listat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë, Meta tha se “nga Tropoja në Sarandë ne i konsiderojmë të gjithë kandidatë edhe të PL”.

Meta: Për të çrrënjosur monizmin nga pushteti vendor dhe njëherë e përgjithmonë për të rikthyer llogaridhënien.

PD dhe PL do dalin në një koalicion së bashku?

Meta:
Të gjithë opozitarët janë bashkë për ndryshim. Kaq, faleminderit.

Do pranoni kandidatë të PD për këshillat bashkiakë?

Meta:
 Kandidatët e primareve janë të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm. Nga Tropoja në Sarandë ne i konsiderojmë të gjithë kandidatë edhe të PL.

A do ketë kandidatë nga PD për këshillat bashkiakë?

Meta:
Shumica dërrmuese e gjithë këshillave bashkiakë do jetë e opozitës së bashkuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat