“Edi Rama është i pashpresë”- Berisha: Kupa u derdh me vendimin për të emëruar opozitën që dëshiron

Shqipëria

“Edi Rama është i pashpresë”- Berisha: Kupa u derdh me vendimin për të emëruar opozitën që dëshiron

Më: 10 mars 2023 Në ora: 12:33
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot nga selia blu se Edi Rama është i pashpresë përballë reagimit qytetar.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha u shpreh kupa e veprimeve të Ramës u derdh me vendimin për të emëruar opozitën që dëshiron ndërsa paralajmëroi se kjo do të jetë pranvera e ndryshimit të madh.

“Ekziston një klimë e jashtëzakonshme dhe Edi Rama sikur të mbledhë të gjithë bravat dhe Albashët e Shqipërisë dhe Ballkanit është i pashpresë. Reagimi qytetar është i jashtëzakonshëm. Ajo që duket është në këtë rast fenomeni i kupës.

Me të gjitha aktet e tij, vjedhjet e panumërta, qëndrimet anti demokratike. Lidhjet me krimin dhe drogën. Kupa u derdh me vendimin për të emëruar opozitën që dëshiron Alibasha-Brava dhe me këtë start siguroi shqiptarët se kjo do të jetë pranvera e ndryshimit të madh. Ju e dini se veprimet e Edi Ramës ishin veprime inesktremis të njeriut të tmerruar që rryma po e çon drejt McGonigalit dhe përpiqet të kapet në fije bari si brava dhe Alibasha.

Tjetër është morali Ramës dhe pengjeve të tij, tjetër është moral ii shqiptarëve. Atij që ngado nga shikon ndeshet me vjedhjet e tij të tmerrshme. Me organizatën e tij kriminale që drejton. Ndeshet me hetimet më të mëdha të kohërave siç është afera Rama-McGonigal, me firmat që i ka vënë fap e fap e bama e bam”, deklaroi Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat