Tjetër aksident i rëndë me vdekje/ Makina përfundon në kanal, humb jetën një person

Shqipëria

Tjetër aksident i rëndë me vdekje/ Makina përfundon në kanal, humb jetën një person

Më: 10 mars 2023 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në fshatin Rrakull të Kavajës, me pasojë vdekjen e një personi.

Burime për Panorama TV thanë se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal me ujë.

Mësohet se nga aksidenti ka ndërruar jetë një vajzë e re.

Teksa nuk ka ende detaje të tjera mbi ngjarjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat