Humb jetën 30 vjeçarja në Kavajë, betonierja përplas një person me biçikletë

Shqipëria

Humb jetën 30 vjeçarja në Kavajë, betonierja përplas një person me biçikletë

Më: 10 mars 2023 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Dy aksidente të rënda me pasojë vdekjen e dy personave, ndodhën paraditen e kësaj të premteje në Kavajë dhe Durrës. Një 30-vjeçare humbi jetën në vendin e quajtur Përroi i Rikaj në Kavajë, kur makina e saj doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.

Policia thotë se e reja ndërroi jetë në vend, ndërsa dyshohet se ajo ishte me shpejtësi të lartë.

Ndërkohë në Durrës, një betoniere përplasi për vdekje një person, i cili po lëvizte me biçikletë.

Aksidenti ndodhi në lagjen nr.18, të qytetit bregdetar. Policia shoqëroi drejtuesin e betonierës, ndërsa vazhdon hetimi për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat