Reshje shiu në Lezhë, mbushet me ujë lagjia “Beslidhja”

Shqipëria

Reshje shiu në Lezhë, mbushet me ujë lagjia “Beslidhja”

Më: 10 mars 2023 Në ora: 19:00
Foto nga vendi i ngjarjes

U deshën vetëm pak reshje shiu në Lezhë, që blloku “11 janari” në lagjen ‘Beslidhja’ të Lezhës, të mbushej me ujë, duke krijuar kështu vështirësi në qarkullim.

Niveli i ujit në zonë u rrit menjëherë sapo nisën shirat, situatë kjo e cila është e vazhdueshme prej vitesh në këtë lagje, e megjithatë ende nuk i është dhënë një zgjidhje efektive.

Bllokimi i pusetave dhe pamundësia e kanaleve kulluese për të zvogëluar praninë e ujit, janë shkaqet kryesore të krijimit të kësaj situate.

Largimi i ujit që përmbyti rrugët në këtë bllok banimi, varet tërësisht nga intensiteti i shirave në vazhdim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat