Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Alfred Halilaj, tha në emisionin RinVote se investimet e Partisë Demokratike në 3 mandate në Kamzë e bënë atë qytet.
Sipas Halilajt, qytetarët e Kamzës nuk do ta votojnë kurrë PS, pasi siç tha kjo parti i ka margjinalizuar gjithmonë.
“Në bashkinë Kamzë janë investuar miliona euro. Ai qytet u bë qytet për hir të PD.
Kamza nuk e ka votuar dhe s’ka për ta votuar PS, se kjo parti ata qytetarë i ka margjinalizuar. Të gjitha shkollat janë ndërtuar në kohën e PD, 18 shkolla të reja, të gjitha kanë qenë më infrastrukturën e nevojshme”, tha Halilaj.