Një aksident është regjistruar në aksin Korçë-Maliq, në afërsi të Lumalasit.
Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sakaq i aksidentuari ka humbur jetën, gjatë transportimit në spital.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.