Nuk ndalen aksidentet në vend! Makina përplas biçikletën në Fier, lëndohet 60-vjeçari

Shqipëria

Nuk ndalen aksidentet në vend! Makina përplas biçikletën në Fier, lëndohet 60-vjeçari

Më: 10 mars 2023 Në ora: 20:33
Foto ilustrim

Një tjetër aksident është shënuar ditën e sotme në vend, ku ka mbetur i lënduar një 60-vjeçar. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. Ç., është përplasur me një biçikletë me drejtues shtetasin P. S., 60 vjeç, banues në fshatin Zhupan, Fier.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:30, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. Ç., është përplasur me një biçikletë me drejtues shtetasin P. S., 60 vjeç, banues në fshatin Zhupan, Fier.

Si pasojë e përplasje është dëmtuar 60-vjeçari, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat