Aksidentet nuk kanë të ndalur.
Një makinë, që drejtohej nga shtetasi me iniciale A.B ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Policia njofton se fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm materiale.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.03.2023, në rrugën “Llazar Shapatini”, shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.