Aksidenti i rëndë në aksin Korçë-Pogradec/ Identifikohet viktima, kush është 39-vjeçari që u la i shtrirë në mes të rrugës

Shqipëria

Aksidenti i rëndë në aksin Korçë-Pogradec/ Identifikohet viktima, kush është 39-vjeçari që u la i shtrirë në mes të rrugës

Më: 10 mars 2023 Në ora: 22:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Olger Zhuti është personi i cili u aksidentua për vdekje mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

39-vjeçari u përplas nga një automjet, drejtuesi i së cilës është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Dyshohet që viktima ishte endacak. Pas përplasjes nga mjeti që shkaktoi aksidentin, kanë qenë edhe mjete të tjera, që për shkak të erresires, i kanë kaluar atij sipër.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas. Policia po heton rrethanat e aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat