Trendi më i ri në Shqipëri, afro 40% e grave kërkojnë lindje cezariane

Shqipëria

Trendi më i ri në Shqipëri, afro 40% e grave kërkojnë lindje cezariane

Më: 10 mars 2023 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Lindjet me operacion janë kthyer në trend për gratë shtatzëna. Gati 40% e foshnjave në Tiranë vijnë në jetë përmes lindjes cezariane. Kjo tendencë konstatohet nga mjekët specialistë pranë materniteteve në kryeqytet.

Ata këshillojnë nënat e reja të dëgjojnë rekomandimet e mjekut, për më të mirën e tyre dhe të foshnjave.

Kjo është njëshi, për të mos pasur komplikacione. Tendenca vazhdon të jetë deri diku e lartë. Në Tiranë vijnë edhe raste të ndërlikuara, por lindja natyrale është më e mirë”, thotë drejtoresha e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Eljona Demaliaj.

Më rritjen e lindjeve çezariane janë shtuar edhe nevojat e spitaleve për gjak. Vitet e fundit maternitetet po aplikojnë politikën përmes dhurimeve vullnetare dhe të familjarëve të pacienteve.

Çdo paciente që vjen në maternitet për të lindur, mbart me vete rriskun për hemorragji. Ne e kemi protokoll që çdo paciente vjen, u rekomandohet të sigurojë gjak paraprakisht nga familjarët, me bazë vullnetare”, thotë Zef Delia, mjek reanimator.

Gjatë një konference shkencore për obstetri-gjinekologjinë, mjekët iu bëjnë thirrje grave shtatzëna të ndjekin të gjitha protokollet mjekësore për të mos pasur komplikacione gjatë shtatzënisë dhe lindjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat