Moti i keq shkakton probleme/ Rreth 1500 shtëpi pa energji elektrike

Shqipëria

Moti i keq shkakton probleme/ Rreth 1500 shtëpi pa energji elektrike

Më: 10 mars 2023 Në ora: 23:23
Foto ilustrim

Rreth 1500 abonentë të OSHEE kanë mbetur pa energji elektrike prej dy orësh në Bashkinë Rrogozhinë dhe Kavajë.

Kjo si pasojë e motit me erëra të forta dhe reshje të cilat kanë përfshirë zonën bregdetare buzë detit Adriatik.

Nga të dhënat rezulton se shkak është bërë një defekt në rrjetin e shpërndarjes si pasojë e amortizimit të linjës dhe mungesës prej të paktën 50 vite të investimeve.

Disa nga fshatrat pa energji janë njësia Kryevidh, fshatrat Greth i Mesëm, Spille, Plazhi i Gjeneralit dhe dhjetëra të tjerë, për të cilët vijon të jetë një situatë e përsëritur sa herë ka reshje dhe erëra të forta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat