Analisti i njohur, Arjan Curri shprehet se Partia Demokratike nuk ka interes që të hyjë në zgjedhjet e 14 Majit. Thënë kjo, sipas tij grupi i Alibeajt po luan “viktimën” për të shmangur zgjedhjet pasi e dinë që do të dalin me rezultat të dobët. Ai shtoi se nuk i kanë dërguar vetë letrat siç duhet në KQZ për këtë arsye.
I pyetur nga Arjan Çani në emisionin “Zonë e Lirë” nëse Lulzim Basha do të firmosë dokumentet e kërkuara nga KQZ, Curri tha:
“Nuk mendoj se do ta bëjë. Nuk do të shkojë. Në të tilla raste do ta apelojnë vendimin në KAS dhe Kolegjin Zgjedhor dhe nëse janë nën kontrollin e amerikanëve do t’i pranojnë letrat siç janë dhe nëse nuk janë, nuk futet PD e Vulës. Mund të jetë një lloj strategjie e PD që të mos futet në zgjedhje“, tha ai.
“I kanë bërë vetë letrat gabim sepse do të dilnin shumë keq. Duke mos u futur luajnë pak viktimën se nuk na futën“, tha Curri duke shtuar se “shumë shpejt Basha do të kthehet si kryetar i PD të vulës”.