Në Kapshticë mëngjesi ka nisur me tensione si shkak i rradhës kilometrike të krijuar pasi dogana greke ka dalë jashtë funksionit.
Burime bëjnë me dije se momentalisht janë mbi 50 automjete në radhë, të cilat ndodhen në tokën neutrale pa lëvizur.
Deri tani asnjë komunikim nuk u është bërë udhëtarëve se pse ka ardhur kjo ndalesë.
Kalimi i makinave vijon pritjen me kohë të zgjatur duke shkaktuar zemërratë tek pasagjërët.