Regjistrimi në KQZ/ Gjokutaj zbardh zhvillimet e fundit: Ja çfarë i është kërkuar Lulzim Bashës

Shqipëria

Regjistrimi në KQZ/ Gjokutaj zbardh zhvillimet e fundit: Ja çfarë i është kërkuar Lulzim Bashës

Më: 11 mars 2023 Në ora: 12:23
Genc Gjokutaj

Avokati i njohur Genc Gjokutaj ka reaguar sërish lidhur me çështjen e kërkesës së kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi sa i takon dokumentacionit për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit, që kërkonte firmën e Lulzim Bashës, si njeriu në krye të kësaj partie, edhe pse ai ka deklaruar se është dorëhequr.

Dy ditë më parë Celibashi, ka deklaruar se asnjë parti politike nuk mund të regjistrohet në zgjedhje, nëse deklarata e kryetarit të partisë nuk shoqërohet me nënshkrimin e tij.

Pikërisht për këtë çështje Gjokutaj ironizon Bashën duke thënë se atij i është dhënë mundësia që të mos vrasë mendjen me cilën dorë të firmosë!

“Lulit i është kërkuar të firmosë deri të shtunën në orën 11.00!

Madje, i është dhënë mundësia që të mos vrasë mendjen me cilën dorë të firmosë!

Si të dojë me të majtën ose me të djathtën!

Vetëm të firmosë! Lul mos i bjer të mirës me shkelm! Të gjithë janë me ty!”, shprehet në reagimin e tij avokati Genc Gjokutaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat