E pazakontë/ Fluturon Mercedes-Benz, E Class dhe përfundon brenda picerisë

Shqipëria

E pazakontë/ Fluturon Mercedes-Benz, E Class dhe përfundon brenda picerisë

Më: 11 mars 2023 Në ora: 12:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Sarandë. Një automjet tip "Mercedes-Benz, E Class" ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një piceri.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Turizëm – Kanali i Çukës, fatmirësisht pa të lënduar. Ende nuk dihet cili ka qenë shkaku që mjeti të përfundojë mbi subjektin e picerisë.

Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet ne lidhje me aksidentin.

Ditet e fundit ne Shqiperi jane shenuar disa aksidente te renda ku ai me bilancin me tragjik ishte dalja nga rruga e mjetit ne Unazen e re ne Sauk.

Si pasoje e kesaj ngjarje te ndodhur nga shpejtesia, tre te rinj humben jeten. Aksidentet rrugore jane kthyer ne nje problem Shqetesues ne Shqiperi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat