Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve vendimin e KQZ, për mosregjistrimin e kësaj partia në zgjedhjet vendore, për shkak të mangësive në dokumentacion.
Me këtë lëvizje Alibeaj kërkon shfuqizimin e vendimit të KQZ, që i la kohë PD-së 48 orë kohë për plotësim dhe ridërgim të kërkesës.
Kujtojmë që afati i përcaktuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për plotësimin dhe ridërgimin e kërkesës për regjistrim në zgjedhje përfundon sonte në mesnate.
Ndërsa përfaqësuesi ligjor, Idrit Sefa e kishte bërë të qartë më herët sot, se një gjë e tillë nuk ka për ndodhur, pasi sipas tij dokumentacioni është i saktë.