Drejtoresha e ISHP, Eugeni Tomini, e ftuar në “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa”, tha se sa i përket situatës së Covid-19 në vendin tonë, kemi një situatë relativisht të qetë.
Ajo u shpreh se periudhën më agresive ky virus e ka pasur gjatë 2020-2021.
“Kemi një situatë relativisht më të qetë sa i përket Covid-19”, tha ajo.
Ndërkohë u shpreh se këtë vit ka pasur shtim të rasteve të infeksioneve respiratore.
“Duke u krahasuar me një vit më parë kemi një shfaqje të infeksioneve respiratore më të lartë. 300 raste më shumë se një vit më parë”, tha ajo.