Berisha: Gjeneratorët gjigandë në Vlorë kanë ardhur nga Bangladeshi, janë jashtë çdo standardi

Shqipëria

Berisha: Gjeneratorët gjigandë në Vlorë kanë ardhur nga Bangladeshi, janë jashtë çdo standardi

Më: 11 mars 2023 Në ora: 19:29
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se 2 gjeneratorët gjigandë në Vlorë, të cilët janë vendosur në det, kanë ardhur nga Bangladeshi dhe janë jashtë çdo standardi.

Komentet Berisha i bëri gjatë një vizite në Korçë, ku prezantoi kandidaten e dalë nga “Primaret” për Bashkinë e Korçës, Ledina Alollin.

Berisha shtoi se nga taksat e qytetarëve shqiptarë shteti paguan 90 mijë euro qira për 2 gjeneratorët gjigandë, të cilët ai i quajti 2 “tigrat” e Belinda Ballukut.

Në mbyllje të fjalës së tij, Berisha kishte një thirrje për gratë dhe vajzat e Korçës, që të mbështesnin Ledina Alollin, sepse sipas tij, nëse ato e vendosnin, Alolli do të jetë kryebashiake.

“Kanë sjellë në Vlorë dy gjeneratorë gjigandë të përdorur në Bangladesh dhe që janë jashtë çdo standarti. Sigurisht që kostoja e prodhimit me ta është shumë e lartë dhe nuk vihet në punë. Por ne paguajmë çdo ditë 90 mijë euro qera, sepse tigrat e Belinda Ballukut kanë ardhur aty në det.

Ato shushunja duhet të largohen sa më shpejtë. Nuk kemi pse gjobitemi ne. Pse i shtoj unë këto. Ky vend sot më shumë se kurrë ka nevojë për t’i dalë zot, ne kurrë nuk bëhemi anti-amerikanë. Ne i mbetemi përjetësisht mirënjohës SHBA-së.

Dua ta mbyll fjalën time me një thirrje për të gjitha vajzat dhe gratë e Korçës: Ledina Alolli do të jetë kryetare e Bashkisë së Korçës, nëse ju vendosni që ajo të jetë”, u shpreh Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat