Aksident në Berat, kamionçina merr para këmbësorin

Shqipëria

Aksident në Berat, kamionçina merr para këmbësorin

Më: 11 mars 2023 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat – Dimal, në vendin e quajtur “Ish Dogana”.

Një automjet tip kamionçinë me drejtues shtetasin, Artan Eskiu  ka aksidentuar një këmbësorin, Arben Kanaçi.

Ky i fundit është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Më datë 11.03.2023, rreth orës 19:10, në aksin rrugor Berat-Dimal, pranë vendit të quajtur “Ish Dogana”, automjeti tip kamionçinë , me drejtues shtetasin A.E., 49 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin A.K., 40 vjeç, i cili u transportua për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat