Një 35-vjeçar është gjetur i pajetë sot në mbrëmje në fshatin Luar të Këlcyrës.
Lajmin e ka bërë të ditur policia, sipas të cilës 35-vjeçari është gjetur i vetëvarur nga familjarët e tij në banesë.
Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.