E frikshme/ Ish-drejtuesi i lartë i policisë: 90% e efektivëve nuk dinë shenjat e qarkullimit

Shqipëria

E frikshme/ Ish-drejtuesi i lartë i policisë: 90% e efektivëve nuk dinë shenjat e qarkullimit

Më: 12 mars 2023 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Ish-drejtuesi i Policisë Rrugore, Krenar Ahmeti ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka folur për sigurinë rrugore dhe për aksidentet e rënda.

Ahmeti tha në emisionin “Revieë” se 90% e policëve rrugorë nuk dinë as shenjat e qarkullimit.

Madje, për aksidentet, ai bëri fajtorë punonjësit e policisë.

“Përgjegjësia është e madhe e policisë rrugore. Policia rrugore ka pasur dhe do të ketë problematikë. Argumenti kryesor, 90% e policisë rrugore nuk i di shenjat e qarkullimit rrugor. Ta them unë që nuk i dinë. Atëherë, si mund të më ndihmojë mua një polic rrugor? Unë po të flas në përgjithësi”, theksoi ish-drejtuesi i lartë i policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat