Nga Pogradeci ku prezantoi kandidatin për Bashkinë Zini Tollozhina, Sali Berisha i konsideroi zgjedhjet e 14 majit më të rëndësishmet në të 32 vitet e pas komunizmit.
Vetëm një orë pasi KQZ hodhi shortin për relatorët që do të vendosin se cila PD do të jetë në zgjedhje, ai theksoi se demokratët do të fitojnë.
Berisha: Por ne jemi të sigurt se jo vetëm do marrim pjesë me kandidatët tanë të lirisë, por do fitojmë zgjedhjet dhe do shkojmë drejt përmbysjes përfundimtare të regjimit monist të Edi Ramës.
Madje ai akuzoi Ramën për mënyrën e përzgjedhjes së konkurrentëve.
Berisha: Qytetarët shqiptarë nuk janë kurrë dakord me një fasadë opozitë. Edi Rama përpiqet të blejë opozitën me Alibravën dhe Alibashë, duke blerë siç bleu kryezbuluesin e SHBA-ve. Ka njerëz që shiten dhe blihen, por ka dhe të tjerë që nuk shiten dhe nuk blihen kurrë.