Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka hedhur shortin për relatorët, që do të shqyrtojnë pretendimet e ngritura nga “grupi i sali berishës dhe nga partia demokratike zyrtare.
Shorti për kërkesën e grupimit të “Rithemelimit” i ka rënë Ilir Rusmajlit, ish-ministër i Drejtësisë në qeverinë e Berishës.
Ai do të vendosë për kërkesën e “Rithemelimit”, që pretendon se i takon vula e Partisë Demokratike.
Ndërkohë, shorti përcaktoi edhe relatorin e dytë, Koli Bele, i cili do të shqyrtojë kërkesën e grupit të Enkelejd Alibeajt. Ky i fundit apeloi vendimin e Celibashit, që kërkoi firmën e Lulzim Bashës, në një nga dokumentet e paraqitura për regjistrim.