Mbeti i plagosur në atentatin në Don Bosko/ Fation Murati u arrestua pak muaj më parë në makinë me Endrit Doklen

Shqipëria

Mbeti i plagosur në atentatin në Don Bosko/ Fation Murati u arrestua pak muaj më parë në makinë me Endrit Doklen

Më: 12 mars 2023 Në ora: 23:19
Fation Murati dhe Endrit Doklen

Pronari i lokalit ku ndodhi atentati në zonën e Don Boskos në Tiranë, Fation Murati, është personi që pak muaj më parë, në tetor të vitit të kaluar, u arrestua teksa ishte duke udhëtuar në makinë me Endrit Doklen.

Ndërsa një javë më pas, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës iu sekuestruan katër prona të paluajtshme dhe 3 biznese me vlerë rreth 5 milionë euro, pasi dyshohen se kanë prejardhje kriminale.

Organi i akuzës theksonte se Murati është akuzuar nga autoritetet italiane për disa vepra penale, mes të cilave edhe trafik kokaine.

Ndërkohë Gjykata e Apelit e zbuti masën e sigurisë ndaj Muratit, duke e lënë atë në “arrest shtëpie”.

Fation Murati dhe Endrit Dokle dyshohet se janë të përfshirë në atentatin me 3 viktima në Fushë Krujë, ku mbeti i vdekur Brilant Martinaj dhe 3 miqtë e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat