Sali Berisha reagon pas vrasjes në Tiranë: Rendi dhe siguria në duart e krimit

Shqipëria

Sali Berisha reagon pas vrasjes në Tiranë: Rendi dhe siguria në duart e krimit

Më: 13 mars 2023 Në ora: 00:18
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas vrasjes në Tiranë, duke thënë se kryeqyteti i Shqipërisë është përgjakur nga banda të qeverisë.

Berisha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se rendi dhe siguria kanë rënë në duart e krimit.

Ai ka thënë se e dënon me forcën më të madhe autorin e kësaj masakre.

Postimi i plotë i tij:

Përgjaket Tirana nga banda të qeverisë.

Rendi dhe siguria ne duart e krimit. 

Nga breshëritë e vrasësve mbetet e vdekur një grua, Mimoza Paja, ndërsa 5 të tjerë të plagosur, mes tyre një vajzë 10 vjeçare! I shpreh ngushëllime familjes së viktimës dhe uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Gjithashtu dënoj me forcën më të madhe autorët e kësaj masakre dhe denoncoj lidhjet e tmerrshme të qeveritarëve me bandat dhe krimin, si faktori më kryesor që ka vendosur rendin dhe sigurinë në duart e bandave të lidhura ngushtë me qeverinë. sb

Ps video dëshmon qarte se me parimin ti huajnë kokën njeri tjetrit Edi Rama rendin dhe sigurinë u a ka besuar bandave dhe krimit!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat