Një ditë pas ngjarjes së rëndë në zonën e Don Boskos, Tiranë, ku një grua mbeti e vrarë dhe 5 persona të tjerë u plagosën, ajo çfarë ka mbetur janë vetëm xhama të thyer të lokalit dhe dëme të tjera materiale.
Gazetari i Panorama TV, Ervin Leka raporton se dyshohet se objektivi i atentatorëve ka qenë Sahit Murati, xhaxhai i Fation Muratit, një person me precedent penal.
Një nga pistat e hetimit është ajo e hakmarrjes, që lidhet me Fationin Muratin, i cili ka qenë në arrest shtëpie. Dyshohet se ky person është larguar jashtë shtetit duke thyer masën e sigurisë.
Autorët dyshohet se kanë qenë dy persona, të cilët pasi kanë kryer krimin janë larguar në drejtim të paditur.
Pesë personat e plagosur së bashku me vajzën 10 vjecare ndodhen në spitalin e Traumës.
Viktima
Mimoza Paja
Të plagosurit
Sahit Murati
Astrit Meraj,
Emanule Sala,
Ermir Bejuku
Genc Shohalli