Përfaqësuesi ligjor i PD: Celibashi ka shpërdoruar detyrën

Shqipëria

Përfaqësuesi ligjor i PD: Celibashi ka shpërdoruar detyrën

Më: 13 mars 2023 Në ora: 16:39
Indrit Sefa

Përfaqësuesi ligjor I PD, Indrit Sefa, në një deklaratë për mediat nga KQZ-ja, tha se kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi ka shpërdoruar detyrën duke mos regjistruar brenda afateve PD-në  si subjekt zgjedhor. Ai  I bëri thirrje Celibashit të ndalojë këto dispozita dhe të marrë në shqyrtim kërkesën e tyre, duke theksuar se dokumentet që kanë dorëzuar janë të plota.

“Erdhëm për të tërhequr vendimin e KAS, i cili edhe njëherë konfirmoi pretendimin tonë se komnisioneri është jashtë afatit ligjor për të marrë një vendim përfundimtar. Komisioneri duhet të merrte një vendim përfundimtar për të regjistruar PD-në si subjekt zgjedhor. Që prej datës 11, ora 10:00 ai është në shkelje të procedurave afateve ligjore dhe rrjedhimisht ka bërë dhe shpërdorim tyre. Komisioneri nuk po zbaron afatet proceduriale dhe afatet ligjore të bazuar  në Kod, duke cenuar PD dhe duke shkelur në këtë rrjedhojë afatet, që janë të përcaktuara qartë në Kodin Zgjedhor. Ndaj i bëj thirrje komisionerit të ndalojë këto dispozita dhe të marrë në shqyrtim  kërkesën e PD-së për regjistrim në zgjedhje, në një kohë sa më të shkurtër. Çdo afat që kalon nga ky afat, është në shkelje të dispozitave ligjore dhe Kodit Zgjedhor”, tha ai.

Ai pretendon se kryetari i KQZ-së ka mbajtur qëndrime politike, ndërsa shton gjithashtu se ka bërë ndërhyrje direkte në paracaktimin e rezultatit zgjedhor.

“Komisioneri siç jeni në dijeni, ka mbajtur qëndrime politike. Është jashtë procedurës ligjore. Ka bërë ndërhyrje të direkta në paracaktimin e rezultatit zgjedhor, ndaj i bëj thirrje menjëherë, të mos vonojë dhe të marrë në konsiderate kërkesën e PD, të regjistrojë PD  si subjekt zgjedhor. Ja kemi dërguar me shkresë, dokumentacioni është i plotë dhe duhet të jetë bazë për regjistrimin e PD”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat