"Gjithçka po ecën drejt Shqipërisë si shtet i të gjithë shqiptarëve.
Kjo do të jetë historia e shpejtë e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.
Një nga arsyet e shpopullimit të Shqipërisë kanë qenë rrogat qesharake të aplikuara në Shqipëri.
Sigurisht që kjo ka qenë një skemë e pushtuesve të territoreve shqiptare, por kryeministri shqiptar sot, me shpirt nëpër dhëmbë, e pranoi rritjen e pagave. Dhe skema e Beogradit, Athinës dhe Moskës për pagat e ulëta në Shqipëri, pësoi goditjen historike.
Tani duhet kujdes për lartësimin e rrogave deri në nivelet e Perëndimit, dhe kryeministri duhet mbajtur nën kontrollin e Uashingtonit, Londrës dhe Berlinit.
Në të vërtetë kjo, rritja e pagave duhej të ishte rruga e domosdoshme për rikrijimin e Shqipërisë me mirëqenie të barabartë me Evropën Perëndimore. Kjo e ndalon emigracionin masiv, sigurisht.
Të shohim se sa do të vendoset me ligj rroga minimale në Shqipëri, e cila, sipas të gjitha studimeve, duhet të jetë 1000 dollarë.
Po e presim...”, shkruan avokati Spartak Ngjela.