Ky është Nazmi Bahçja nga fshati Drisht i Postribës në Shkodër . Prej një jave ai po kujdeset për fëmijën e tij të porsalindur, pasi bashkëshortja e tij gjendet në burg.
Diana Bahçja, gruaja e Nazmiut, është arrestuar nga policia e Shkodrës vetëm 8 ditë pasi lindi djalin e saj, me një vendim të gjykatës së shkallës së parë në Tiranë që i kishte vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 250 mijë lekësh, e cila I është konvertuar pak ditë më parë, me një muaj e 20 ditë burg.
Nazmi Bahçja thotë se bashkëshortja e tij u arrestua pa paralajmërim.
Diana Bahçja është dënuar për braktisjen e një fëmije nga martesa e parë, por ajo, sipas bashkëshortit, mohon se e ka lënë vajzën.
Aktualisht për djalin që sapo ka mbushur dy javë kujdeset babai si dhe mbesa e tij 11 vjeçe.
E ushqejmë me qumësht pluhur, dua që gruaja të kthehet në shtëpi
Ndërkohë nuk ka ende asnjë reagim as nga policia dhe as nga gjykata për këtë rast të paprecedent.