Analisti Leonard Karaj thotë se ka dy fakte të cilat provojnë se Lulzim Basha është ende aktiv në politikë, edhe pas dorëheqjes si kryetar i Partisë Demokratike.
Në një intervistë për Euronews Albania, Karaj u shpreh se në rrjetet sociale të Bashës, shkruhet se ai është ende kryetar.
Ndër të tjera, Karaj nënvizoi se Basha po takon demokratët në qarqet e vendit.
“Sot, po të hapesh të gjitha rrjetet sociale, Lulzim Basha shkruan se është kryetar i Partisë Demorkatike. Ai rezulton kryetar. Kjo është një e dhënë botërisht, e parë në sytë e të gjithëve. Zoti Basha është deputet i PD për qarkun Tiranë. Çdo zoti Basha që shkon dhe takon demokratë në Krujë, Fier, Mallakastër, Elbasan?
Në logjikën time mirë bën, unë do thoja, pse nuk e ka bërë më shumë. Por nëse më thoni që ky nuk ka marrë asnjë aksion politik, sepse ka dhënë dorëheqjen dhe nuk do më të jetë aty, kjo bie”, theksoi ai.