Analisti Kreshnik Spahiu deklaroi se nga vendimi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashit, për mos regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale, përfitojnë të gjithë aktorët politikë.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Spahiu se përfituese është Partia Socialiste, e cila e çon drejt shkrirjes Partinë Demokratike.Spahiu tregoi edhe arsyet pse Berisha e Basha përfitojnë nga vendimi i Celibashit.
“Nga vendimi i Celibashit kanë përfituar të gjithë. Pse fitojnë të gjithë nga vendimi i Ceibashit? Fiton Partia Socialiste sepse e çon drejt kolapsit të plotë dhe drejt shkrirjes Partinë Demokratike.
Përfiton Sali Berisha, sepse Berisha e shmang nga lufta dhe hyn unike në zgjedhjet e 14 majit. Përfiton grupi anti-Berishë, i Bashës dhe ALibeajt, që presin rezultatin dhe humbjen e Berishës”, theksoi ai.