Juristi Kreshnik Spahiu tha në emisionin Now në Euronews Albania se Basha mund të rikthehet në 15 maj, nëse Berisha humb në përballje më Ramën në zgjedhjet e 14 majit.
Kjo me qëllim, sipas tij, që Bashës t’i jepet legjitimiteti që të krijojë një parti të re dhe të largojë Berishën.
“Bashën e kanë këshilluar çfarë do të bëjë. Mund të ndodhë që Bashën e pengojnë të hyjë në zgjedhjet e 14 majit për ta rikthyer në 15, për t’i dhënë legjitimitet si pasojë e humbjes, nëse do të ndodhë, në përballjen Rama-Berisha.
Për t’i dhënë legjitimitet për ngritjen e në partie të re politike dhe për t’i thënë rivalit të tij brenda llojit: largohu se humbe thellë përballë Ramës, pa të marrë ne vota”, tha Spahiu.