Familjarë të viktimave të tragjedisë së Gërdecit, zhvilluan edhe sot homazhe në vendin ku 15 vite më parë, shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve, I mori jetën 26 personave, e la të plagosur shumë të tjerë.
Gazetari, Arlind Isa ndoqi nga afër homazhet e familjarëve të cilët ende kërkojnë drejtësi për humbjen e të afërmve të tyre.
Ditën e sotme ata kanë zgjedhur të mos bëjnë një deklaratë për mediat.
Ndërsa më herët kanë komentuar rinisjen e hetimeve, për të cilat kanë kërkuar riformulim të akuzës së ngritur ndaj ish ministrit të mbrojtjes asokohe Fatmir Mediu.