Në selinë e Partisë Socialiste ka filluar mbledhja e Grupit Parlamentar. Bëhet me dije se i pranishëm në këtë mbledhje është dhe kryeministri Edi Rama.
Fokusi i diskutimit në këtë takim është organizimi i strukturave të partisë për zgjedhjet vendore të 14 majit dhe kandidatët që do të garojnë për 61 Bashki.
Mësohet se PS është drejt finalizimit të listës së plotë për 14 majin.
Ndërkohë, pas përfundimit të mbledhjes pritet një deklaratë për mediet nga kryeministri Rama.