Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 184 testime, nga të cilët 8 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, konkretisht 5 në Berat, 2 në Tiranë, 1 në Durrës.
Janë 174 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,923 që nga fillimi i epidemisë.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, apelon MSH.