“Bashkë fitojmë”, Berisha dhe Meta regjistrojnë koalicionin për zgjedhjet e 14 majit

Shqipëria

“Bashkë fitojmë”, Berisha dhe Meta regjistrojnë koalicionin për zgjedhjet e 14 majit

Më: 15 mars 2023 Në ora: 22:22
Sali Berisha dhe Ilir Meta

Grupimi i Sali Berishës në Partinë Demokratike dhe Partia e Lirisë e kryesuar nga Ilir Meta, dorëzuan mbrëmjen e së mërkurës dokumentacionin për regjistrimin e koalicionit në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ndërkaq, dokumentacionin do ta dorëzojnë edhe dy partitë e tjera opozitare, Partia Demokristiane dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Emri i koalicionit do të jetë “Bashkë fitojmë”.

Më herët gjatë ditës së sotme, Berisha është shprehur se koalicioni për zgjedhjet e 14 majit do të përfshijë shumë parti, ndërsa shtoi se do të merret për bazë rekordi elektoral.

“Koalicioni do të përfshijë të gjithë spektrin e djathtë si koalicion politik. Koalicioni i gjerë do të jetë në shumë parti. Do të merret për bazë rekordi elektoral. Do të dalim fitimtar”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat