Dhunoi motrën, arrestohet 47-vjeçari në Gjirokastër, procedohet gruaja e tij

Shqipëria

Dhunoi motrën, arrestohet 47-vjeçari në Gjirokastër, procedohet gruaja e tij

Më: 16 mars 2023 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 47-vjeçar pasi ka dhunuar motrën e tij.

Nën hetim është vënë edhe gruaja e tij.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen M. Sh., 44 vjeçe, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së shtetasit A. Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat