Deputeti i PD: E pranojmë se Berisha ka opozitën më të madhe, s’do të bëj fushatë kundër as pro kandidatëve të “Primareve”

Shqipëria

Deputeti i PD: E pranojmë se Berisha ka opozitën më të madhe, s’do të bëj fushatë kundër as pro kandidatëve të “Primareve”

Më: 16 mars 2023 Në ora: 17:25
Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj, është shprehur se edhe grupi i Alibeajt e pranon që Berisha ka opozitën më të madhe në vend.

Komentet Xhaferraj i bëri gjatë një interviste për Neës 24, ku komentoi vendimin e KAS për të regjistruar PD-në e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj në zgjedhjet e 14 majit.

Xhaferraj tha se vendimi i KAS ishte një vendim i padiskutueshëm nga ana juridike dhe shtoi se shpreson që Berisha të hyjë në zgjedhjet e 14 majit jo për të konfirmuar që ka opozitën më të madhe në vend, por për t’u bërë bashkë me grupin e Alibeajt dhe për të rrëzuar Ramën.

Ai shtoi se nuk do t’i mbështesë kandidatët e Primareve, por as fushatë kundër tyre nuk do të bëjë.

“Edhe unë e perceptoj se shumica është andej, por nisur nga zhvillimet juridike, si kanë ecur nga dy Kuvendit, në mënyrë të padiskutueshme ka vendosur këtej. Unë e kam perceptimin si Celibashi, por unë kam të drejtë ta them, por ai jo. Nëse Berisha ka hyrë dhe një herë që të rikonfirmohet që është opozita më e madhe në vend, e ka të fituar, por mendoj se nuk duhet të hyjë me këtë synim, por me synimin për të larguar Ramën.

E ka të konfirmuar këtë dhe e kemi pranuar edhe ne. Unë pres që kandidatët e opozitës, të gjithë bashkë të bëjmë maksimumin, që të gjejmë formulën për të marrë maksimumin e votave. Në 14 maj e kam të pamundur të bëj fushatë kundër kandidatëve të Primareve, nuk do t’i mbështes, por fushatë kundër nuk do bëj”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat