Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me sipërmarrësit privatë ku po diskutohet për rritjen e mëtejshme të pagave. Kreu i qeverisë theksoi se bizneset duhet të bëjnë më shumë për punonjësit shqiptarë për t’i mbajtur në vend duke shtuar se duhen vlerësuar si sytë e ballit.
“Duhet ta vlerësojmë punonjësin shqiptar si sytë e ballit dhe ta ndihmojmë me çdo çmim. Nëse sot ka një problem dramatik gjithë industria e fasonëve është se nuk kanë menduar për këtë ditë.
Dhe në këtë industri janë disa pionerë që kanë menduar por janë pak. Ata gratë që i kanë marrë që në ’90 dhe u kanë marrë shpirtin të shtunë dhe të dielën, iu ka ardhur mosha e pensionit.
Nuk mund t’i zëvendësojnë me vajzat e TikTok-ut, që të vijnë në Kamëz apo Paskuqan ku janë industritë dhe të marrin makinën qepëse për 40 mijë lekë”, tha kryeministri Rama.