Gjykata jep vendimin për efektivin e RENEA-s, tregon përpara trupës gjykuese se kujt ia mori 113 mijë eurot

Shqipëria

Gjykata jep vendimin për efektivin e RENEA-s, tregon përpara trupës gjykuese se kujt ia mori 113 mijë eurot

Më: 18 mars 2023 Në ora: 10:39
Altin Morina

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për efektivin e RENEA-s, Altin Morina, i cili u kap disa ditë më parë me 113 mijë euro në makinë.

Në seancë, Morina u shpreh se paratë ia kishte marrë një biznesmeni, 20 minuta para se të arrestohej. Morina theksoi se paratë i ka marrë për arsye personale dhe shtoi se është i gatshëm të  bashkëpunojë me prokurorinë.

Morina u arrestua pak ditë më parë, teksa levizte me nje automjet luksoz “Audi Q8”.

Operacioni u zhvillua pas indicieve të dhëna nga inteligjenca informative.

Prokuroria e akuzon për pastrim parash dhe është tërhequr nga akuzat e shpërdorimit të detyres dhe fshehjes së të ardhurave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat