Tjetër përplasje e frikshme mes makinave

Shqipëria

Tjetër përplasje e frikshme mes makinave

Më: 18 mars 2023 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit rreth orës 22:30.

Në rrugën kryesore të qytetit, pranë shtëpisë të të moshuarve, dy automjete ‘tip Benz’ janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë ka mbetur i plagosur një person i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.Bilanci i aksidenteve ne Shqiperi javet e fundit eshte renduar ndjeshem. Shumica e ketyre ngjarjeve kane ndodhur si pasoje e shkeljes se rregullave dhe tejkalimit te shpejtesise.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat