Pas vendimit të KAS, KQZ regjistron PD-në e Enkelejd Alibeajt për zgjedhjet e 14 Majit

Shqipëria

Pas vendimit të KAS, KQZ regjistron PD-në e Enkelejd Alibeajt për zgjedhjet e 14 Majit

Më: 18 mars 2023 Në ora: 12:28
Enkelejd Alibeaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar këtë të shtunë, 18 mars PD-në me nënkryetar Enkelejd Alibeajn për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se KQZ nuk i mbetet gjë tjetër veçse të zbatojë vendimin e marrë nga KAS, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Ilirjan Celibashi: Në lidhje me vendimmarrjen time pasuese si komisioner s’kam shumë për të thënë vec faktit që ky vendim i KAS mbetet për t’u zbatuar nga Komisioneri Shtetëror pasi tej cdo diskutimi e pikëpamje është akti i një organi të parashikuar nga ligji për të vendosur për cështje të tilla e sa kohë ky organ ka vendosur regjistrimin si subjekt zgjedhor të PD, ngelet thjesht aplikimi e zbatimi i këtij vendimi.

Ndaj për të mos e zgjatur më tej vendosim regjistrimin e PD me nënkryetar Enkelejd Alibeaj në vilësinë e kryetarit tënkomanduar të partisë për zgjedhjet e 14 majit 2023.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në KAS brenda tre ditëve dhe ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat