Juristi nxjerr skenarin e vetëm si mund të arrestohet Putin pas urdhrit nga Gjykata Ndërkombëtare

Shqipëria

Juristi nxjerr skenarin e vetëm si mund të arrestohet Putin pas urdhrit nga Gjykata Ndërkombëtare

Më: 19 mars 2023 Në ora: 14:32
Vladimir Putin

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

Gjykata e ka akuzuar Putinin për kryerje të krimeve të luftës në Ukrainë.

Jursti Arlind Ahmetaj tha në një intervistë për Euronews Albania, se gjasat që ky urdhër arresti do të zbatohet janë të vogla.

Ai tha se gjithsesi ky urdhër krijon një lloj tensioni brenda ushtrisë se mund të pasohet me të tjera urdhër arreste në kupolën ushtarake. Por nuk përjashtohet skenari që pasuesi i Putinit në postin e presidentit ta dorëzojë vetë këtë të fundit në Hagë.

Nëse Putin zëvendësohet nga një person tjetër në post, mund të ndodhë që ky person ta zbatojë vullnetarisht urdhrin e gjykatës dhe ta deportojë vetë Putinin në Hagë. Kjo ka ndodhur në rastin e Sudanit dhe Serbisë”, tha juristi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat