Ndryshimet e motit rikthejnë qarkullimin e virozave thuajse te të gjitha grupmoshat.
Mjekët thonë se karakteristikë e infeksioneve respiratore është temperatura e lartë, që zgjat disa ditë si dhe skuqjet e fytit, kryesisht te fëmijët.
Rastet më grip janë më të pakta, por më të rralla infektimet nga Covid-19. Me fillimin e pranverës mjekët presin një tjetër rritje të vizitave për shkak të alergjive të ndryshme.
Gjatë kësaj periudhe ka dhe një rikthim të varicelës, ndaj mjekët i sugjerojnë prindërve që të mos i neglizhojnë simptomat te fëmijët e tyre dhe t’i dërgojnë në kopsht.
Çdo ditë te mjeku pediatër paraqiten mbi 20 fëmijë të prekur nga virozat, që po qarkullojnë këtë periudhë të muajit mars.