S’kanë marrë pagat prej 3 muajsh, punonjësit e portit të Shëngjinit në protestë: Do të bllokojmë rrugën

Shqipëria

S’kanë marrë pagat prej 3 muajsh, punonjësit e portit të Shëngjinit në protestë: Do të bllokojmë rrugën

Më: 21 mars 2023 Në ora: 10:38
Punetori

Punonjësit e portit të Shëngjinit kanë zhvilluar sot një protestë lidhur me pagat.

Ata janë shprehur se nuk kanë marrë pagat prej tre muajsh.

Sipas tyre kjo situatë po ndodh për shkak se ndërmarrja është drejt falimentimit si pasojë e keqmenaxhimit.

Gjithashtu punonjësit kanë paralajmëruar se do të bllokojnë rrugën, në rast se nuk marrin asnjë zgjidhje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat