Gazetari Arjan Çani tha për Euronews Albania se Edi Rama ka një performancë gjuhësore që i bën për vete menjëherë të huajt.
Teksa iu referua vizitës së sotme të kryeministrit të Shqipërisë në Britani dhe takimit me kryeministrin Sunak, Çani u shpreh se gjuha e përdorur nga Rama ishte e mirëmenduar.
“Mund të themi çfarë të duam, po duhet thënë që është një personazh që di të flasë me të huaj, për shumicën që nuk e njohin, Rama është i mahnitshëm para të huajve. Ndaj është këtu ku është për mënyrën se si flet.
Gjuha që ka përdorur sot është e mirëmenduar, kalon nga Mr. Bean dhe Dua Lipa. Kjo nuk po bën ndonjë lajm atje, por bën lajm këtu, këtu ka shumë njerëz që e dëgjojnë. Është strategji komunikimi për shpëlarje truri masive, dhe Rama e bën shumë mirë”, tha Çani.